Çrregullimet dhe mungesa e vëmendjes, problematikat dhe simptomat e ADHD-së

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 14:48 | Lifestyle
Çrregullimet dhe mungesa e vëmendjes, problematikat dhe simptomat e

Kur një individ nuk tregon vëmendje, kjo gjendje konsiderohet si çrregullim i vëmendjes dhe shfaqet përmes hiperaktivitetit dhe impulsivitetit. Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD) bashkëshoqërohet me një prej çrregullimeve të të nxënit.

Kur një individ nuk tregon vëmendje, kjo gjendje konsiderohet si çrregullim i vëmendjes. Bën gabime të shpeshta pakujdesie, nuk i kushton vëmendje detajeve, duket sikur nuk dëgjon kur i flasin, shpërqendrohet dhe hutohet lehtësisht.

Këto janë vetëm disa nga simptomat e mungesës së vëmendjes. ADHD konsiderohet çrregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë se vajzat.

Por, si shfaqet ky çrregullim, sa i përhapur është dhe a shoqërohet me çrregullime të të nxënit?  

Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet (Attention Deficit Hyperactivity Disorder - ADHD) përcaktohet si shfaqja e një grupi sjelljesh ku fëmija paraqet nivele impulsiviteti, mungesë vëmendjeje dhe hiperaktiviteti më të larta sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.

Zakonisht këto vështirësi shfaqen përpara moshës 7-vjeçare. Problematikat e fëmijëve me ADHD bëhen shkak për shfaqjen e një sërë vështirësive në kontekstin familjar, shkollor, në marrëdhënie me prindërit, motrat/vëllezërit, shokët/shoqet e klasës, me mësuesit e me radhë. Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet prek më shumë djemtë sesa vajzat, në një raport 2:1.

Shkaqet e çrregullimit janë gjenetike, pra është një çrregullim që trashëgohet. Gjithashtu, stresi, duhanpirja dhe sëmundje të nënës gjatë shtatzënisë konsiderohen faktorë të mundshëm. Fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim kanë dëmtime në kujtesën e punës, në kontrollin e sjelljeve motorike, në rregullimin e emocioneve dhe procesit të motivimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos