Bullgaria: Nuk hiqet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut pa vendim nga qeveria e parlamenti

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 22:38 | Bota
Bullgaria: Nuk hiqet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut pa vendim nga

Pavarësisht deklaratave premtuese të liderëve të shteteve anëtare, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pak gjasë të marrin dritën jeshile për çeljen e negociatave në samitin e 23 dhe 24 qershorit të Bashkimit Europian.

Një propozim me 5 pika i Francës ofroi një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit, por Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje bëri të ditur se deri në fundin e presidencës franceze nuk ka kushte për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Në një deklaratë thuhet se pa një vendim nga qeveria dhe Parlamenti, nuk do të mund ndërtohet një qëndrim lidhur me propozimin francez për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

https://a2news.com/2022/06/16/pritet-zhbllokimi-i-negociatave-franca-i-dergon-bullgarise-propozimin-per-heqjen-e-vetos/

Nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt, Ministria e Punëve të Jashtme ka mandat vetëm t'i përmbahet qëndrimit Kornizë, Deklaratës së Parlamentit të vitit 2019 dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2022, mbi të cilat drafti i propozuar nuk i plotëson kushtet.

Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari

Sipas njoftimit, vetoja bullgare do të mbetej në fuqi nëse nuk do të ketë qëndrim nga Qeveria dhe Parlamenti bullgar deri më 21 qershor, në mbledhjen e këshillit për punë të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit Europian ne 23 dhe 24 qershor.

https://a2news.com/2022/06/12/scholz-ne-sofje-gjermania-nxit-bullgarine-te-arrije-marreveshje-me-rmv/

Propozimi francez, siç është bërë e ditur jo zyrtarisht përmban pesë pika. Ndër të tjera Shkupi duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do të përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, se do të rehabilitojë viktimat e komunizmit në ish-Jugosllavi, do të harmanizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë dhe do të heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos