Sëmundja misterioze e zorrëve shpërthen në Korenë e Veriut pas koronavirusit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 18:30 | Bota
Sëmundja misterioze e zorrëve shpërthen në Korenë e

Një ekip epidemiologësh është dërguar me urgjencë në një provincë në Korenë e Veriut, e cila po përballet me shpërthimin e një sëmundje misterioze të zorrëve.

Lajmi është konfirmuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut këtë të diel. Deri tani, të paktën 800 familje në provincën Hwanghae janë duke vuajtur nga sëmundja që media shtetërore e quajti “epidemi akute enterike”. Ndërkohë, zyrtarë nga Koreja e Jugut kanë thënë se mund të ketë një shpërthim të kolerës ose tifos.

“Daily Mail” shkruan se kjo sëmundje vjen në një moment tejet të vështirë për Korenë e Veriut kur shteti komunist është duke u përballur me mungesën e ushqimeve dhe një vale infeksionesh nga Covid-19.

Media shtetërore KCNA raportoi të dielën se autoritetet kanë vendosur menjëherë në karantinë personat e infektuar, ndërsa testime të vazhdueshme janë duke u bërë personave të kontaktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos