Një shqiptar ringjall shpresat e Paderbonit, për të qëndruar në Bundesligën gjermane. Klaus Gjasula, kapiteni i skuadrës, shënoi golin e barazimit 1 me 1 në fushën e Shalkes.
Mesfushori kuqezi realizoi me kokë, pas zhvillimeve të një goditje këndi, duke ndihmuar skuadrën e tij të mos dorëzohet në luftën për mbijetesë.
Paderboni mbyll renditjen në kampionatin gjerman, megjithatë zona e qëndrimit në elitë është vetëm 5 pikë larg. (A2 Televizion)