
Kur kanë mbetur pak orë nga derbi i Madonnina-s, te Milani kërkojnë çdo detaj që mund t’i bëjnë të shpresojnë.
Interi niset si favorit në duelin e kësaj të diele, në 20:45, edhe pse dihet që derbi nuk fitohet gjithmonë nga skuadra më e mirë. Milani beson se mund t’ia dalë, mbi të gjitha tani që “Djalli” duket një skuadër krejt ndryshe. Merita është e gjitha e Zlatan Ibrahimoviç.
Me suedezin në fushë, kuqezinjtë kanë grumbulluar 11 pikë në 5 ndeshje dhe kanë një ecuri më të mirë se Interi, me zikaltërit që kanë marrë 9 pikë. Përpara Milanit në renditjen speciale pozicionohen vetëm Lacio, Juventusi dhe Verona. (A2 Televizion)