
Në kufi me Malin e Zi dhe vetëm 32 kilometra nga Shkodra ndodhet ky vend magjepsës, ku turistët mund të shijojnë bukuritë e natyrës.
“Syri i Sheganit”, ky burim i madh ujor prej Alpeve Perëndimore të Shqipërisë, i thellë 28 metra dhe 5 metra i gjerë po kthehet në një vend mjaft të vizituar.
Në zonë po zhvillohen projekte të tjera, nga të cilat pritet mbërritja e sa më shumë turistëve. Megjithatë duket se pandemia e ka ulur disi numrin e frekuentuesve.
Nga banorët e zonës ky vend njihet si “Sifoni i Virit”. Prej vitit 2002 Syri i Sheganit është shpallur monument natyror i kategorisë së tretë. Ai ndodhet afër fshatit Kosan të Malësisë së Madhe, në pjesën lindore të Shkodrës dhe për të shkuar atje ndiqet itinerari Shkodër-Koplik, Ivanaj, Gashaj dhe më tej në Kosan. (A2 Televizion)