“Burrat bëjnë ligjin”, nismat ne Kuvend: 38 u propozuan nga meshkujt, 11 nga zonjat

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 15:59 | Aktualitet

Në legjislaturën e fundit u miratuan 504 ligje ku shumica prej tyre ishin nismë e Këshillit të Ministrave. Por edhe vetë deputetët propozuan akte, nga të cilat 59 u kthyen në ligj. Nga statistikat e Kuvendi bien në sy deputetët meshkuj kanë qenë më aktiv në nismat ligjvënëse se sa zonjat. Janë 504 ligjet që miratoi Kuvendi në katër vitet e lëna pas. Nga këto 441 akte u propozuan për miratim nga Këshilli i Ministrave ndërsa 59 nga deputetë. Më aktiv në sallën e Kuvendit duket se kanë qenë deputetët meshkuj të cilët kanë propozuar 38 nisma ndërsa zonjat 11 të tilla. Nuk kanë munguar as iniciativat e përbashkëta në 14 p/ligje. Por jo të gjitha propozimet janë miratuar. Akte të propozuar nga deputete zonja, që i përkisnin opozitës parlamentare nuk janë futur në procedurë shqyrtime. Akte si Regjistri për krimet seksuale, apo disa ndryshime në ligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, paraqitur nga Fatjona Dhimitri, njësoj si nisma për referendumet paraqitur nga Rudina Hajdari, mbetën në sirtarët e Kuvendit dhe nuk dolën asnjëherë në tavolinat e punës të deputetëve. Nëse me nismat e zonjave deputete është ndjekur taktika e harresës, nuk kanë munguar rastet kur deputetëve meshkuj u janë rrëzuar propozimet që kanë paraqitur. Shembull është socialisti Ilir Beqja që nuk mori mbështetjen as të grupit të tij parlamentar për faljen e gjobave të vendosura ndaj biznesit nga AKU. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos