Europa do të ketë zë në negociata, Putin rikonfirmon vijat e kuqe: S’ka trupa në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
13 Nëntor 2026, 15:54 | Bota

Europa do të ketë zë në negociata, Putin rikonfirmon vijat e

Dhënia e dritës jeshile për përfshirjen e europianëve në negociatat për fundin e luftës në Ukrainë, u përshëndet nga lideri ukrainas Volodimir Zelenski. Presidenti rus Vladimir Putin dha pëlqimin e tij për një hap të tillë gjatë takimit me Witkof dhe Kushner të enjten në Moskë, edhe pse i kërkoi Uashingtonit të sqarojë nëse Europa do lufta apo paqe…Pas ndalesës në Moskë, blici diplomatik i të dërguarve amerikan u mbyll në Dublin, ku u zhvilluan bisedime me presidentin ukrainas, Zelenski.

“Kjo është e rëndësishme, pasi në takimin e ardhshëm, Evropa do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e ekipit negociator, dhe jo e përfshirë në mënyrë të tërthortë apo përmes një procesi të veçantë. Ajo do të ketë zërin dhe fjalën e saj në këto negociata. Kjo është e rëndësishme për ne, sepse lufta po zhvillohet në Evropë.”

Të enjten Ukraina dhe Rusia u dakordësuan gjithashtu për një tjetër shkëmbim të madh të burgosurish, më i madhi që prej nisjes së luftës në vitin 2022. Kushner tha se mijëra vetë do të ktheheshin tek familjet e tyre, por nuk dha detaje të tjera..

“Kthimi i mijëra personave pranë familjeve të tyre do të ishte, mendoj, një arritje shumë domethënëse dhe një hap i rëndësishëm përpara”, tha Kushner.

Por megjithatë ofensiva diplomatike e shtyrë nga presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë zgjidhje konfliktit nuk prodhoi ndonjë rezultat domethënës. Në takimin e zhvilluar më herët në Moskë, presidenti Putin e bëri të qartë se pozicioni i tij në luftë nuk ka ndryshuar, përfshirë kërkesa për territor. Ai e cilësoi si të papranueshme idenë që Europa të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Ata po deklarojnë se, sapo të arrihet një marrëveshje paqeje, do të dërgojnë menjëherë trupa në Ukrainë. Çfarë do të thotë kjo? Siç e kemi theksuar edhe më parë, nga këndvështrimi ynë, këto trupa do të konsiderohen objektiva legjitime për t'u goditur. Me fjalë të tjera, lufta do të rifillojë menjëherë”.

Përfshirja e europiane në bisedime konsiderohet një arritje e rëndësishme, por komentet e Putin nxjerrin në pah se sa të vështira mund të bëhen negociatat, duke konsideruar dallimet e thella mes Moskës dhe shteteve europiane mbi mënyrën se si duhet të mbarojë lufta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos