Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi një video ku shihen qen robotë, të armatosur, të cilët kanë marrë pjesë në një operacion policor kundër bandave në Haiti.
“Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe mes qeverive të Haitit dhe El Salvadorit, një operacion i përbashkët, ku u angazhuan Policia Kombëtare e Haitit, Forcat e Armatosura të Haitit (FAd’H), Task-Forca dhe Forcat Speciale të El Salvadorit, arriti të marrë nën kontroll dhe të sigurojë stadiumin Sylvio Cator. Gjatë operacionit, brenda stadiumit u zbuluan disa kafka njerëzore”, shkroi Bukele.
“Tashmë do të ngremë një bazë operacionale në stadium, me qëllim vijimin e avancimit më në thellësi të territoreve të kontrolluara nga bandat kriminale. Tashmë kemi epërsinë në terren. U bëj thirrje të prerë të gjithë anëtarëve të bandave kriminale që të largohen nga zona përpara nisjes së ofensivës. Ata që do të zgjedhin të qëndrojnë dhe të përballen me forcat tona, do të duhet të mbajnë përgjegjësinë për pasojat”. (A2 Televizion)