Burri në Turqi pret me foton e bashkëshortes pranë gërmadhave me shpresën që do të dalë gjallë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 12:22 | Bota

Cahit Aşkar pret prej ditësh tashmë në rrënojat e banesës ku jetonte me foton e bashkëshortes në dorë. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, bashkëshortja e tij vijon të jetë nën gërmadhe dhe lutja e tij e vetme është që ekipet e shpëtimit ta gjejnë.

Mediat në vend raportojnë se gruaja e Aşkar-it, i biri 25 vjeç dhe vajza 28 vjeçe u zunë nga gërmadhat e godinës pas tërmetit.

E bija u shpëtua, turpi i pajetë i të birit u nxor, por bashkëshortja rezulton ende e humbur. Natën e tërmetit ai nuk ndodhej në shtëpi dhe tregon se iu deshën dy orë që të mbërrinte.

“Kur mbërrita, pashë ndërtesën dhe u trondita. I telefonoja vazhdimisht fëmijët dhe gruan, por nuk mu përgjigjën. Kështu shkoi dita e parë. Të gjitha makinat e banorëve ishin në rrugë dhe e kuptova që askush nuk mund të dilte,” tregon ai.

Tashmë, Cahiti pret natë e ditë pranë rrënojave me fotografinë e të shoqes në dorë me shpresën se ajo mund të dalë e gjallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos