Rodrigo Alves, burri që njihej si kukulla Ken, ka rrëfyer se tashmë është një grua transgjinore.
Në një intervistë për “Mirror”, personi që u bë i famshëm për serinë e operacioneve që i kanë kushtuar rreth gjysmë milion euro dhe e kanë shndërruar në kukull, më në fund ka dalë hapur.
“Njihem si kukulla Ken, por brenda vetes jam ndjerë gjithmonë një Barbie. Kam 3 muaj që po jetoj si femër. Kam bërë injeksione me hormone femërore dhe ndihem shumë mirë”, thekson 36-vjeçarja braziliane që i pëlqen ta thërrasin Roddy.
Vitin e ardhshëm, Roddy do të kryejë shndërrimin e plotë nga mashkull në femër. Kjo do të thotë se do të vendosë implante silikoni në gjoks, do të bëjë operacion për një fytyrë më femërore, do të heqë “mollën e Adamit” dhe në fund do të heqë edhe organet gjenitale mashkullore.
“E dashuroj jetën time të re. Shkoj në parukeri, bëj thonjtë, rregulloj vetullat dhe qerpikët… Më pëlqen të blej fustane të bukura dhe të vesh taka të larta. Por, gjëja që më pëlqen më shumë është të vesh të brendshme seksi”, tha Roddy. (A2 Televizion)