Del në shitje shtëpia më e madhe “lundruese”, kushton rreth 4 milionë dollarë

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 14:26 | Lifestyle

Shtëpia më e madhe e vendosur mbi një varkë në Britani, e përbërë nga 5 dhoma gjumi, sauna dhe një vend për të ndaluar motorin e uji, ka dalë në shitje për një çmim prej rreth 4 milionë dollarësh.

Lundra prej çeliku e ndërtuar në vitin 1930, e njohur ndryshe me emrin “Ishulli Matrix”, aktualisht është e ankoruar në dokun e “St. Katharine” në kryeqytet dhe zë një pjesë të madhe të tij.

Varka-shtëpi është e gjatë 40 metra dhe ka një sipërfaqe të brendshme për të jetuar rreth 5000 metra katrorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos