Shfaqja spektakolare e mijëra dronëve që fluturonin mbi qytet si pjesë e festimeve të vitit të ri në Shangai, u përcoll në të gjithë botën. Por qytetarët e Shangait nuk i kishin parë dronët, madje pretendojnë se atë natë nuk ka pasur asnjë festim. Ka një shpjegim për këtë.
Spektakli dramatik nuk u realizua mbrëmjen e ndërrimit të viteve, por gjatë një fluturimi prove në 28 dhjetor. Këtë e konfirmoi për BBC kompania që ideoi shfaqjen.
Spektakli në Shangai i shpërndarë nga mediat kineze mahniti opinionin publik në rrjetet sociale Por jo kinezët që nuk panë asgjë gjatë ndryshimit të viteve Efektet me qindra dronë, që formonin një njeri që vrapon mbi lum, ishin të regjistruara më parë Njeriu mbi lum Mijëra dronë u përdorën për efektin special
Pamjet e spektaklit mbresëlënës u përcollën mediave botërore nga media shtetërore kineze. Aty duken 2 mijë dronë teksa pushtojnë qiellin e distriktit të Pudong në Shangai, duke krijuar format e fishekzjarrëve, një njeriu që ecën mbi lumë, numrin 2020 dhe shkronja kineze.
Spektakli u vlerësua nga mediat ndërkombëtari si një alternativë futuristike dhe më ambientaliste ndaj fishekzjarrëve tradicionalë. (A2 Televizion)