
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thekson se metodologjia e re ka vështirësuar zgjerimin, duke u bërë më politik.
Nga samiti rajonal i Selanikut, Bushati tha se sfidat me të cilat BE do të përcaktojë raportin e saj me Ballkanin Perëndimor janë arkitektura e sigurisë europiane, efektet e Brexit, por edhe vështirësia për një “martesë” të re me Ballkanin Perendimor.
“Debati për zgjerimin shihet më tepër si një barrë për vendet e BE-së sesa një përgjegjësi historike që i ka fillesat te rënia e Murit të Berlinit. Në këtë kontekst, metodologjia e re është një përpjekje për të zbutur qëndrimet e vendeve që kanë kërkuar reformimin e këtij procesi. Natyrisht, procesi do të bëhet më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar nëse këto vende besojnë se kandidati për anëtar nuk po ecën siç duhet me reformat”, tha Bushati. (A2 Televizion)