Buxheti 2022, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-Covid, sigurohet vaksinimi i popullsisë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 11:36 | Aktualitet
Buxheti 2022, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë për vaksinat

Me buxhetin e 2022 do të sigurohet vaksinimi i popullatës ndaj COVID-19. Këtë deklaroi në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Sipas saj, janë 2.7 miliardë lekë të dedikuara për vaksinat anti-COVID.

“Do të financojmë zbatimin e Programit Kombëtar të Vaksinimit anti-COVID, me vlerën 2.7 miliardë lekë të dedikuar për vaksinat anti-COVID dhe sigurisht duke ju përgjigjur edhe dinamikave të situatës. Do të mbështesim planin e përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survejancës epidemike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, duke siguruar branat mjekësore në të gjithë strukturat”.

Manastirliu theksoi gjithashtu se në buxhetin e viti 2022 mbështetet programi i Shëndetit Publik në vlerën 6 miliardë e 360 milionë lekë ose rreth 9% e buxhetit të Shëndetësisë. Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliardë e 365 milionë lekë dhe përbën 4,89% të PPB. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos