
Përkeqësohet gjendja shëndetësore te disa të dënuar në burgun e Drenovës.
A2 CNN ka mësuar se ka shkuar në 3 numri i të transportuarve në spitalin e Tiranës. Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Nga burime, bëhet me dije se të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.
Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore.
Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur. (A2 Televizion)