Buxheti fut në krizë qeverinë, Suedia zgjedh kryeministren e parë me ndihmë të “komunistëve”

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 13:35 | Bota
Buxheti fut në krizë qeverinë, Suedia zgjedh kryeministren e

Magdalena Andersson është kryeministrja e parë grua e Suedisë. Ajo u zgjodh nga parlamenti pas një seance maratonë dhe zëvendëson Stefan Lofven në këtë post.

Suedia ishte i vetmi shtet nordik që nuk kishte zgjedhur kurrë një grua si lidere kombëtare. 54-vjeçarja u zgjodh pas një marrëveshje të arritur me partinë e majtë opozitare, ish-partinë komuniste, në këmbim të rritjes së pensioneve për shumë qytetarë.

Kryeministrja e re mori fillimisht duartrokitje të shumta, ndërsa më pas u përball me një tjetër realitet. Për shkak të mungesës së numrave, qeveria e saj u zhyt në krizë pasi nuk zotëron votat për aprovimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Partitë opozitare shprehën kundërshti të forta duke kërkuar ndryshimin e buxhetit pasi në kushtet aktuale është shumë i anuar nga e majta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos