Buxheti në kolaps, Teliti: Keqmenaxhim dhe rritje e informalitetit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 16:23 | Ekonomi
Buxheti në kolaps, Teliti: Keqmenaxhim dhe rritje e informalitetit

Për opozitën, mosrealizimi i të ardhurave ka të bëjë me punën e dobët të qeverisë, që në një reaksion zinxhir ka shkaktuar ngadalësimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit.

Dorian Teliti, ekspert për ekonominë dhe njëherazi shef kabineti i kryetarit të Partisë Demokratike, deklaroi: “Shqetësues është fakti që kemi arkëtim të TVSH-së më të ulët sesa vitin e kaluar. Në këndvështrimin tonë kjo ka ardhur për dy arsye kryesore. E para është performance e dobët e ekonomisë shqiptare dhe e dyta është rritur informaliteti”.

“Duhet gjetur zgjidhje urgjente për çështjen e pronës të kemi sa më shpejt një zbatim të shtetit ligjor duke rifutur në sistem sigurinë juridike për rritjen e besimit të biznesit”, shtoi Teliti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos