
Data 28 tetor është afati i fundit që bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë të hapin llogari bankare dhe ta deklarojnë atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Administrata Tatimore ka shtyrë me dy ditë afatin, për shkak se data 26 tetor, e përcaktuar si afati i fundit, ka rezultuar ditë pushimi.
Për subjektet që nuk kryejnë këtë procedurë deri ditën e hënë, parashikohen gjoba prej 50 mijë lekësh për personat fizikë dhe 100 mijë lekë për personat juridikë.
Detyrimi për hapjen e llogarive bankare përfshin gjithashtu edhe të gjithë tatimpaguesit e rinj, të cilët duhet ta deklarojnë llogarinë deri në 20 ditë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
(A2 Televizion)