Buzëqesh Barça, Messi i gatshëm ndaj Dortmundit në Champions

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 16:14 | Futboll
Buzëqesh Barça, Messi i gatshëm ndaj Dortmundit në

Lionel Messi ka lënë pas dëmtimin e pësuar përpara nisjes së La Liga-s dhe do të jetë i gatshëm kundër Borusias së Dortmundit për takimin e parë Champions League.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi katalanas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku veç tij, në dispozicion do të jetë edhe portieri Neto.

Argjentinasi, i cili mungon në takime zyrtare, prej finales së Kupës së Mbretit, më 25 maj, i është bashkuar skuadrës në stërvitje me ngarkesë të plotë.

Messi do të udhëtoj drejt Gjermanisë për takimin e rëndësishëm që luhet këtë të martë ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e formacionit nga minuta e parë apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos