E padëgjuar në Kosovë, vidhet stadiumi i Trepça '89

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 11:11 | Futboll
E padëgjuar në Kosovë, vidhet stadiumi i Trepça '89

Sot, në orët e para të mëngjesit, janë vjedhur zyrat e stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë, stadium ku luan ndeshjet e saj Trepça ’89.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla në këtë stadium. Disa vite më parë i është vënë edhe flaka këtij stadiumi.

Drejtuesit e Trepça ’89 kërkojnë nga organet e rendit dhe sigurisë që të ketë më shumë patrullime sepse disa të rinj, për të cilët dyshohet, sipas tyre, se janë përdorues të substancave narkotike, janë parë shumë shpesh afër stadiumit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos