“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 11:05 | Politikë

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në

Kryenegociatorja për integrimin europian, Majlinda Dhuka, ka raportuar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ka folur për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë te reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Dhuka u shpreh se raporti njeh konsolidimin e rezultateve të punës së SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Posaçme. Në përmbyllje të fjalës së saj kryenegociatorja theksoi se Shqipëria është në kilometrin e fundit drejt familjes europiane.

“Raporti njeh konsolidimin e rezultateve të punës nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posacme. Shqipëria është e qëndrueshme, në rrugën e saj të reformës në drejtësi dhe në rezultatet në luftën kundër krimit, korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë. Në këtë kuptim diskutimi ka gjithmonë edhe anën e mundësive, dhe të progresit, edhe anën e dertyrave që kemi përpara. Por Shqipëria është në kilometrin e fundit drejt familjes europiane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos