
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga derbi i Madoninas, çështja e ditës te Milan mbetet gjendja e Zlatan Ibrahimovic. Gjatë gjithë javës, suedezi ka pasur probleme, nga viroza gripale, te një problem me pulpën e këmbës.
Stafi mjekësor është kujdesur për rikuperimin e sulmuesit, i cili nuk do ta humbiste për asnjë arsye sfidën kundër Interit. Zlatan është stërvitur pjesërisht me grupin dhe nëse do të ishte një kundërshtar tjetër, mund të zgjidhte të pushonte.
Por, fakti që luhet derbi, bën që historia të ndryshojë dhe Ibrahimovic të jetë me patjetër në fushë. (A2 Televizion)