Byroja Kombëtare e Hetimit merr formë, 28 kandidatët do të emërohen zyrtarisht javën e ardhshme

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 12:28 | Aktualitet
Byroja Kombëtare e Hetimit merr formë, 28 kandidatët do të

28 kandidatët për hetues në Byronë Kombëtare të hetimit kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si pjesë e kësaj struktura, njoftoi Struktura e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit tetor 2020 dhe, sipas SPAK, ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

“Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-së (FBI). SPAK, gjithashtu ju uron sukseset më të mira të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thotë SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos