Parashikimi i motit: 7 maj 2021

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 07:13 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 7 maj 2021

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur kthjellimet shtohen në territor. Mbrëmja dhe nata vijojnë kryesisht të kthjellëta.

Temperaturat nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita vijon me rritje të lehtë duke ngjitur vlerat maksimale mbi 24 gradë në zonat malore dhe mbi 27 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdet.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por deri mesatare në bregdet nga drejtimi jugor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet i ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos