Ministri në detyrë Gent Cakaj takohet në 21 shkurt me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini.
Ky është takimi i parë mes Cakajt dhe Mogherinit në kuadër të takimeve të përmuajshme të MPJ me BE.
Takimi i fundit, ai i janarit, u anulua për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, pasi ish ministri Bushati ishte shkarkuar nga kryeministri por nuk ishte firmosur dekreti i tij nga Presidenti, çka u bë shkak që Bushati të anulonte takimin. (A2 Televizion)