Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës në Burrel, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj 4 të pandehurve

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 17:54 | Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës në Burrel, GJKKO kalon

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, në korrik të vitit 2025 në Burrel.

Vendimi u mor sot më 27 nëntor, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq. Të pandehur janë Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha alias Petrit Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Të katërt akuzohen për rrëmbim ose mbajtje peng të personit, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për krijimin dhe veprimtarinë e këtij grupi.

Çështja do t’i nënshtrohet shortit për caktimin e trupit gjykues. Kundër vendimit për kalimin e dosjes në gjyq nuk lejohet ankim.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 07.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 181, të vitit 2025, me të pandehur Fation Lulash Bushgjokaj, Petrit Ramiz Hoxha alias Petrit Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.”. 

2. Në seancën e datës 27.11.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 157, datë 27.11.2026, vendosi: 

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me nr. 181, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: 

1. Fation Bushgjokaj, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.

2. Petrit Hoxha alias Petrit Çakraj, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.

3. Kristë Bushgjokaj, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.

4. Aleksandër Bushgjokaj, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/3, 28/4 dhe 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short. 

4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 27.11.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos