Caktohet arbitri i finales Angli-Itali, do gjykojë një tjetër holandez

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 18:39 | Futboll

UEFA ka caktuar arbitrin holandez Bjorn Kuipers si njeriun që do të mbajë drejtësinë në finalen e së dielës në Wembley mes Anglisë dhe Italisë.

Për 48-vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales Çeki-Danimarkë.

Ndihmës të Kuipers do të jenë Sander Van Roekel dhe Ervin Zeinstra ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur spanjolli Karlos Del Kerro Grande. Në VAR do të jetë gjermani, Bastian Dankert. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos