Plagoset drejtuesi i policisë dhe kandidati për deputet në Durrës, 35 të shoqëruar

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 15:42 | Kronikë

Plagoset drejtuesi i policisë dhe kandidati për deputet në

Një drejtues i policisë dhe kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri kanë mbetur të plagosur në protestën e sotme në Durrës. Gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raporton se është përshkallëzuar protesta në Durrës, ku përplasja mes forcave të policisë dhe protestuesve ka degraduar deri në persona të plagosur me mjete të forta.

Sipas saj njëri nga drejtuesit e policisë është plagosur në kokë dhe ka shenja gjaku në fytyrë dhe po ashtu edhe kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri.

Mësohet se 35 persona janë shoqëruar deri më tani në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Më herët gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raportoi se gjatë protestës janë shkatërruar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore, duke shkaktuar dëmtime në hapësirat publike të qytetit bregdetar. 

Protestat që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë janë shoqëruar me incidente të dhunshme edhe në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos