Protestat, Hita: Shumë pak studentë mes të arrestuarve për dhunë, mos ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë për dobësi

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 16:08 | Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i kërkoi protestuesve që të distancohen nga dhuna. Në një konferencë për mediat pas ditës së tretë të protestës, Hita tha se mes të arrestuarve ka shumë pak studentë.

“Asnjë nga të ndaluarit e natës së parë nuk rezultoi student, ndërsa nga të arrestuarit e natës së dytë shumë pak rezultuan studentë”, tha Hita, përcjell A2 CNN.

Ai siguroi efektivët që është në mbështetje të tyre dhe se do të paguhen për orët shtesë. “Ju kërkoj që të keni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni”.

Ai i kërkoi protestuesve që të ndalojnë dhunën ndaj punonjësve të policisë, pronës publike dhe private. “Çdo akt dhune rrezikon jetën e qytetarëve, veçanërisht të të miturve. Për këdo që mendon se mund të imponojë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë: Mos e ngatërroni vetëmbrojtjen e policisë për dobësi. Ligji do të zbatohet me përpikëri dhe pa asnjë përjashtim”, tha Hita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos