Projekti Super League, presidenti i FIFA Infantino kundër sanksioneve

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 16:32 | Futboll
Projekti Super League, presidenti i FIFA Infantino kundër sanksioneve

Klubet pjesëmarrëse në Superligën e Europës nuk do të ndëshkohen. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka dënuar projektin e nisur nga 12 klubet më të mëdha europiane, por theksoi se nuk është dakord që të merren masa ndëshkuese.

Gjatë një interviste për të përditshmen franceze “L’Equipe”, kreu i konfederatës botërore të futbollit deklaroi: “Është shumë e lehtë të thuhet që duhen ndëshkuar organizatorët”.

Në këtë mënyrë, FIFA preferon që situata e zgjidhur pas protestave të tifozëve, ish-lojtarëve dhe ish-trajnerëve të famshëm, të hidhet pas shpine, pa qenë nevoja të jepen dënime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos