Caktohet data e sezonit të ri të Serie A

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 22:46 | Futboll
Caktohet data e sezonit të ri të Serie A

Edhe pse nuk ka ende disa ditë nga përfundimi i kampionatit të Serie A, organet më të larta drejtuese të futbollit italian kanë caktuar dhe datën për nisjen e sezonit të ri.

Këshilli i Ligës vendosi që kampionati italian për vitin 2020-2021 të fillojë zyrtarisht më 19 shtator, duke rrëzuar kështu datën e mëparshme që ishte diskutuar, atë të 12 shtatorit.

Sezoni i sapo mbyllur futbollistik në Itali, ashtu edhe si në pjesën më të madhe të Europës ishte ndër më të gjatët, kjo edhe për shkak të ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos