Nuk do të ketë “dopietë” për Tiranën. Ekipi i trajnerit Egbo, kampion në fuqi i Superiores, ka pësuar një disfatë në stadiumin “Air Albania”, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Teuta, që fiton kështu Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh në një finale pa spektatorë.
Kupa e Shqipërisë u fitua nga Teuta, që në finale mundi Tiranën 2-0 Kupa e Shqipërisë Teuta Tirana Trajneri i Teutës, Martini Trajneri i Tiranës, Egbo Martini Teuta feston pas golit të Rustem Hoxhës Aksione loje Tifozeria durrësake Aksione loje Goli i Lorenco Vilës Festime pas golit të dytë Teuta nuk fitonte Kupën nga viti 2005 Ceremonia e fitores Ceremonia e fitores Ceremonia e fitores Ceremonia e fitores Ceremonia e fitores
Durrsakët kalojnë në avantazh që në minutën e dytë me Rustem Hoxhën, që realizon pas një goditje nga këndi. Teuta ka mundësi për të dyfishuar me Vilën, por më pas shtohet presioni i bardhebluve që me Torrasën, Ngo dhe Bathën rrezikojnë shpesh herë portën durrsake.
Pjesa e dytë paraqet më pak emocione, por durrsakët kanë mënyrë të vulosin fitoren e tyre falë një gafe të Kristi Vangjelit, i cili del “huq” me një top të krosuar mjeshtërisht nga Hebaj duke i hapur rrugë Lorenco Vilës.
Një kupë aq e pritur nuk pati mundësi të festohej në ambientet e brendshme të stadiumit “Air Albania”, por ishin të shumtë mbështetësit e Teutës në Durrës por edhe në kryeqytet që me mbarimin e ndeshjes shpërthyen në festime për triumfin e merituar. (A2 Televizion)