Rama thërret Asamblenë e PS, më 14 nëntor, zgjedhjet lokale, protestat dhe letrat e Veliajt

Nga Fjorela Beleshi
5 Nëntor 2026, 16:16 | Politikë

Rama thërret Asamblenë e PS, më 14 nëntor, zgjedhjet

Në një kohë që po përballet prej javësh me protesta, në të cilat i kërkohet dorëheqja, si dhe me akuzat e kryebashkiakut socialist të Tiranës nga burgu, kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama, pritet të thërrasë më 14 nëntor Asamblenë Kombëtare të kësaj force politike.

Ende nuk dihet se cila është axhenda e të majtëve, por, sipas burimeve, Rama pritet të flasë para socialistëve edhe për “luftën” e hapur nga një prej njerëzve të tij më të afërt, Erion Veliaj.

Gjithashtu, në këtë Asamble pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore, si për organizimin politik, ashtu edhe për përzgjedhjen e kandidatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos