Caktohet kalendari i Premier League, kampionati nis me një supersfidë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 10:59 | Futboll
Caktohet kalendari i Premier League, kampionati nis me një supersfidë

Është përcaktuar zyrtarisht kalendari i kampionatit anglez të futbollit për sezonin e ri futbollistik.

Autoritetet më të larta drejtuese të futbollit në Angli kanë vendosur që Premier League, këtë vit, të nisë më 11 gusht dhe të përfundojë më 19 maj të vitit 2024.

Shorti ka përcaktuar përballje interesante që në javën e tij të parë. Teksa kampionët e City do ta nisin garën e re në transfertën ndaj Burnley, përballja më interesante do të jetë ajo mes Chelsea dhe Liverpool në “Stamford Bridge”.

Java e parë e Premier League.

Burnley v Man City

AFC Bournemouth v West Ham

Arsenal v Nottm Forest

Brighton v Luton

Everton v Fulham

Newcastle v Aston Villa

Sheff Utd v Crystal Palace

Brentford v Tottenham Hotspur

Chelsea v Liverpool

Man Utd v Wolverhampton (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos