
Kroacia është finalistja e parë e Nations League. Ballkanasit mposhtën në kohën shtesë Holandën me shifrat 4-2.
“Tulipanët” kaluan të parët në avantazh, me anë të Maalen, në minutën e 34.
Kroatët dolën në pjesën e dytë shumë të karikuar dhe fillimisht barazuan në minutën e 54 me anë të Kramaric, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur pritej një reagim i Holandës, miqtë shënuan sërish duke marrë avantazhin në të 72-tën me anë të Pasalic. Në minutat e mbetura, Holanda u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe në fakt ia doli në minutën e 97, me anë të Lang.
Kështu, sfida shkoi në shtesë, aty ku në minutën e 100 Kroacia u rikthye sërish në avantazh. Ai që shënoi ishte Petkovic me një goditje nga distanca. Në minutën e 116, Malacia gaboi dhe shkaktoi një penallti. Nga pika e bardhë, Luka Modric nuk gaboi dhe shënoi golin e katërt.
Në finalen e së dielës, ballkanasit presin fituesin e çiftit Spanjë-Itali. (A2 Televizion)