Barcelona me stadium të ri, nis shembja e “Camp Nou”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 17:17 | Futboll
Barcelona me stadium të ri, nis shembja e “Camp Nou”

Tifozët e Barcelonës janë në lot. “Camp Nou”, vendi që ata kanë shijuar Champions, tituj kampion e shumë trofe të tjerë ka nisur të prishet për t’u ndërtuar stadium i ri.

Projekti i ri është parashikuar që të zmadhojë impiantin e vjetër dhe hapësira rreth tij të jetë edhe më e madhe. Punimet në shtëpinë katalanase do të zgjasin afro 5 vite dhe skuadra e Barcelonës do duhet t’i luajë ndeshjet e saj në një stadium tjetër gjatë vitit të dytë të punimeve. Ky projekt gjithashtu përfshin shitjen e të drejtës së emrit të stadiumit, për 10 deri në 20 vite.

Stadiumi i ri parashikohet që mos t’i shërbejë vetëm futbollit të luajtur, por edhe për biznese, pasi në projektin e publikuar nga vetë klubi, impianti i ri do të përfshijë zyra, hotele, qendra lojërash multi-sportive si dhe fusha stërvitore për skuadrën apo akademinë katalanase.

Sipas Presidentit Joan Laporta, Barcelona meriton një stadium modern që t’i shkojë përshtat dhe historisë e lavdisë që klubi ka. Siç raportohet, të ardhurat që Barcelona do të përfitojë pas ndërtimit të stadiumit do të shkojnë nga 200 deri në 400 milionë euro.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos