Cardi B dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset presin të bëhen sërish prindër. Gjatë performancës së saj në BET Awards, REPERJA performoi me një veshje ekstravagante me gura, ku dallohej barku i rrumbullakosur.
Pas eventit, Cardi postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej nudo dhe ku dukej barku i rrumbullakosur, i lyer me bojë të bardhë.
Kjo, është hera e dytë që Cardi konfirmon shtatzëninë në një event televiziv. Në vitin 2018, gjatë performancës së saj në Saturday Night Live, Cardi konfirmoi se është në pritje të ëmbël. (A2 Televizion)
Reperja amerikane Cardi B kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset, më 15 shtator, pas 3 vitesh martesë, me ndarje e ripajtime të vazhdueshme. Pak javë më pas, mediat amerikane konfirmoi edhe një herë se Cardi B kishte hequr dorë nga ndarja dhe ishte rikthyer me të shoqin. Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar dhe Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus u martuan në fshehtësi në vitin 2017. Ata janë prindër të Culture, vajzës së tyre, që lindi në 2018-ën. Marrëdhënia e çiftit ende mbetet enigmë, me luhatje të vazhdueshme.