Çdo sezon turistik ngjarje tragjike në bregdet, policia vijon kontrollet në Facebook

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 13:36 | Kronikë
Çdo sezon turistik ngjarje tragjike në bregdet, policia vijon

Tri ditë para ngjarjes tragjike që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, Policia e Shtetit publikoi një video. E shpërndarë në rrjetet sociale dhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kontrollet e Policisë Kufitare në Vlorë vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, ndërsa kërkon dhe denoncimin e qytetarëve.

Por, ndryshe nga shpërndarja në rrjete sociale, ajo që ndodhi në plazh tregoi se realiteti nuk është ai i videove që montohen në zyrat e Policisë së Shtetit dhe u jepen mediave. Kjo pasi në të vërtetë nuk nevojiten denoncime për një situatë, e cila çdo sezon veror është kthyer në tragjedi të njëpasnjëshme.

https://a2news.com/2022/08/03/rama-sezoni-me-i-organizuar-turistik-deri-dje-edhe-me-i-sigurti/

Në Shqipëri, mbi 7000 mjete të vogla lundruese si skafe, motorë uji apo gomone kanë leje për të bërë xhiro në det e jo që në pak raste argëtimi, kanë përfunduar në ngjarje fatale. Në vitin 2016, një turist rus u godit nga helikat e një skafi, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet 50 metra larg bregut të detit, në Himarë.

Një 33-vjeçar humbi jetën në vitin 2019 në Gjirin e Lalëzit, pasi ra nga motori i ujit dhe u mbyt, ndërsa një vit më pas në gusht, 17-vjeçarja Enisa Doda humbi jetën në rrethana misterioze, pasi ra nga motori i ujit që drejtohej nga shoqëruesi i saj.

Videot e policisë për kontrolle, gjoba dhe sekuestrime, vijojnë ende edhe për këtë sezon, por në Jalë, në 16 korrik, një mjet lundrues përfundoi në shezlonge, duke lënë të plagosur një çift pushuesish, ndërsa tre ditë më pas, më 19 korrik, një fëmijë u përplas nga një motor uji.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/16/gomonia-humb-kontrollin-plagos-dy-pushues-ne-breg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos