Skafi aksidenton fëmijën në Himarë, ndërron jetë 7-vjeçarja

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 14:29 | Kronikë

Mjetet lundruese që përdoren për argëtim në bregdetin e jugut kanë shkaktuar tragjedi në plazhin e Potamit, në Bashkinë e Himarës. Një e mitur 7-vjeçare është goditur fatalisht nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Për pasojë, fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e paralajmëruar ka ngjallur reagimin dhe irritimin edhe të pushuesve të tjerë që ndodheshin në plazh.

Paraprakisht, policia ka njoftuar në komunikimin zyrtar se drejtuesi i skafit ka humbur kontrollin e mjetit lundrues. Ndërsa nga pamjet duket qartë se në det nuk kishte piketa për kufizimin e lëvizjes së mjeteve lundruese.

https://a2news.com/2022/08/02/polici-perplasi-per-vdekje-me-skaf-te-miturin-reagon-kreu-i-policise-se-shtetit/
KUJDES, pamje tronditëse! Momenti pak pas aksidentit

Ndërkohë, nga dëshmitarët okularë bëhet e ditur se skafi ka rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë që ishin në breg të detit, duke u larë.

Kjo ngjarje, ndonëse rezulton më tragjikja, nuk është e vetmja në këtë sezon në bregdetin e jugut. Pak javë më parë, një tjetër skaf doli me shpejtësi të lartë në breg, duke plagosur dy persona. Pavarësisht masave në letër, duket se në realitet as pushteti lokal dhe as policia nuk kanë mundur të disiplinojnë lëvizjen e mjeteve detare në afërsi të plazheve.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/02/tragjedia-ne-plazhin-e-himares-berisha-per-ligjin-nuk-pyet-njeri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos