Çdo të ndodhë me luftëtarët e Azovstalit? Pritet të nisë procesi gjyqësor në Mariupol

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 22:44 | Bota
Çdo të ndodhë me luftëtarët e Azovstalit? Pritet

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi bën me dije se ushtarët ukrainas që u dorëzuan në metalurgjikun e Azovstalit në Mariupol do të dalin shumë shpejt përpara një trupi gjykues për t’u përballur me krimet e tyre.

Sipas mediave, mbi 2000 ushtarë ukrainas do të dalin përpara gjyqit që do të mbahet në qytetin port të Mariupolit.

Lideri separatist i rajonit të Donetsk, Denis Pushilin deklaroi se ka plane për organizmin e një gjykate ndërkombëtare, që do të gjykojë krimet e robërve të luftës nga Azovstali.

Është ende e paqarta se me çfarë akuzash do të përballen ushtarët ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos