
Republika Çeke është vendi i fundit evropian që njofton numrin më të madh të rasteve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Të shtunën, u regjistruan 506 të infektuar të rinj, shifra këto që Ministria e Shëndetësisë i lidhe me shtimin e numrit të testimeve tek kontaktet e njerëzve që kishin testuar pozitivisht.
Praga dhe Bohemia Qendrore raportuan numrin më të madh të rasteve.
Polonia dhe Sllovakia gjithashtu njoftuan shifrat e tyre rekord të premten, me 903 dhe 123 raste përkatësisht, ndërsa Spanja, Italia dhe Franca vijojnë të raportojë numra në rritje përsa i përket të infektuarve. (A2 Televizion)