Historitë me komisionerë të lodhur e sëmurë duhet të marrin fund dhe ajo aprti që i bën këto është diskredituese për partinë. Këtë paralajmërim dha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nga njësia 10 ku shpalli rezultatin e votimit elektronik të zgjedhësve. Sipas tij kërkesa për pushim e komisionerëve është tregues i mungesës së vullnetit të partive “Besoj që rezultati do të dalë brenda 48 orëve, ka disa probleme në disa KZAZ me mënyrën sesi grupet e numërimit po e zhvillojnë procesin. Janë sporadike si raste, por meritojnë vëmendjen e partive dhe lidershipin përkatës, kërkesa për pushim e komisionerëve janë tregues i mungesës së vullnetit për të përmbushur detyrimet ligjore për rezultatin, nuk tregojnë vullnetin partitë duhet të kenë marrë masat që nëse anëtarët e numërimit lodhen të kenë gati anëtarët e rinj. KQZ ka marrë masat të trajnojë në mënyrë të menjëhershme”. (A2 Televizion)
Celibashi: Historitë me komisionerë të lodhur e sëmurë duhet të marrin fund
