Celularët e enkriptuar, si krimi përdor shërbime të ligjshme për aktivitete të paligjshme

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 15:11 | Kronikë
Celularët e enkriptuar, si krimi përdor shërbime të ligjshme

Smartphoni Aquaris x2 pro, i përdorur nga një prej anëtarëve pjesë e grupit  të goditur nga antimafia italiane, arrinte të kriptonte çdo mesazh drejtuar grupit kriminal.  Celulari i cili prodhohet nga një kompani spanjolle vjen i konfigururar me dy sisteme operative Android, njëri normal ndërsa sistemi tjetër me famëkeqin Encrochat është i përdorur prej vitesh nga grupet kriminale.

Në vitin 2020 një valë arrestimesh nisi në të gjithë Europën, ku autoritete franceze kishin depërtuar në rrjetin Encrochat. Por kur ky sistem operativ u shkatërrua nga agjencitë ligjzbatuese në treg vijojnë të dalin sërish pajisje dhe sisteme të cilat nuk gjurmohen as nga vetë prodhuesit e tyre.

I tillë është telefoni Bitium. Sipas prodhuesve të kompanisë me origjinë kanadeze, celulari vjen me dy sisteme operative njëri prej të cilëve ai vetë kompanisë e që nuk mund të gjurmohet. Një pajisje e tillë mund të blihet për rreth 1800 dollarë.

Në tregun shqiptar Iphone është një nga modelet e preferuara, ndërkohë që një kompani shet Iphonet e saj. Veçoria e kriptimit dhe privatësisë së tyre qëndron në faktin se edhe vetë serverat e kompanisë nuk mund të gjurmojnë mesazhet e kriptuara. Një celular i tillë mund të blihet për rreth 3500 dollarë.

Modeli i tretë dhe një nga më të kushtueshmit është celulari i prodhuar nga një kompani izraelite, Solarin. Sipas prodhuesve enkriptimi është në nivelet maksimale ndërsa çmimi prej më shumë se sa 13 mijë dollarësh përfshin dhe aplikacionet e personalizuara në një sistem të mbyllur të vetë pajisjes për t’u mos u gjurmuar. Të tilla shërbime nuk janë të jashtëligjshme por grupet kriminale mes tyre dhe ato shqiptare kanë gjetur hapësira komunikimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos