Rritja e pensioneve, Rama qetëson pensionistët: Edhe bonus në dhjetor

Nga Anesti Barjamemaj
15 Nëntor 2025, 14:18 | Politikë

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të shtunë në njësinë 3 në Tiranë, ku gjatë një takimi me banorët shpjegoi projektbuxhetin e vitit 2026. Sipas kreut të qeverisë fokusi i këtij buxheti do të jenë pensionistët, duke premtuar rritje progresive jo vetëm gjatë2026-ës, por edhe në vijim.

Por kjo rritje e pensioneve e premtuar nga Rama, duket se nuk ishte e mjaftueshme për qytetarët, të cilët kërkuan shpjegime edhe për bonusin e fundvitit.

Një pjesë e buxhetit do të shkojë edhe për rimbursimin e barnave, pohoi Rama, ku teksa pranoi problemet në spitalin onkologjik premtoi zgjidhje përfundimtare.

Vlerësoi punën e Anuela Ristanit dhe gjithë ekipit të bashkisë, por shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk duhet të mbahet në qeli, pasi sipas tij qyteti nuk mund të qeveriset me të komanduar. Ndaj një thirrje kishte për Gjykatën Kushtetuese.

Por ndryshe nga Rama, qytetarët shpalosën probleme të tjera.

Takimet e Ramës do të vijojnë edhe në njësitë e tjera në Tiranë, por edhe në Shqipëri deri sa të miratohet buxheti në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos