
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare pranë autostradës Tiranë-Elbasan. Sipas burimeve, mjeti i kontrolluar nga shtetasi me inicialet B.D. është përplasur me një motoçikletë, ku drejtuesi i këtij mjeti ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)