
Policia e Sarandës ka njoftuar se pasditen e sotme, në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, në vendin e quajtur "Ura e Borshit", motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)