Akuzohen për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 23-vjeçare në Britani, nis gjyqi ndaj tre shqiptarëve

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 19:14 | Kronikë
Akuzohen për rrëmbimin dhe përdhunimin e një

Një akuzë e rëndë, ajo e përdhunimit, për tre të rinj shqiptarë në Britaninë e Madhe. Sipas akuzës, tre shqiptarët, duke përfituar nga gjendja e dehur e një vajze 23-vjeçare britanike e kanë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar.

Viktima tregoi për autoritetet dinamikën e fakteve të ndodhura natën e 4 shtatorit, e para ku dilte pas karantinës për koronavirusin. Së bashku me një shoqe, ajo kishte dalë për darkë në qendrën e Benfordit, qytet në veri të Londrës. Edhe për shkak të izolimit të gjatë, shoqet kishin konsumuar një sasi alkooli domethënëse, fillimisht dy shishe verë, dhe më pas një koktej dhe një gotë tjetër vere, në një lokal të ndryshëm.

Gjatë kthimit në shtëpi, dy mikeshat ishin ndarë, dhe aty kishte filluar makthi për vajzën e re. Viktima, në rrethana ende për t’u sqaruar, përballet me të rinjtë shqiptarë, të cilët arrijnë ta çojnë me forcë në apartamentin e njërit prej tyre. “Iu luta të ndalonin, isha e trullosur dhe e frikësuar”, dëshmoi viktima.

Tre shqiptarët e akuzuar janë 33-vjeçari Lulzim Haka, 36-vjeçari Ibrahim Bezati dhe Genti Hyka, 31 vjeç. Te tre të rinjtë mohuan akuzat e rrëmbimit dhe të përdhunimit, ndërkohë që gjyqi për ta ka filluar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos