CEO i Moderna-s: Do të bashkëjetojmë përgjithmonë me koronavirusin

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 14:22 | Bota

CEO i kompanisë Moderna, që ka prodhuar një prej vaksinave kundër koronavirusit, thotë se bota do të duhet të bashkëjetojë përgjithmonë me të.

Zyrtarë të ndryshëm të shëndetit publik dhe ekspertë të sëmundjeve infektive kanë thënë se ka shumë gjasa që Covid-19 të bëhet një sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë e pranishme gjithmonë, por me shumë gjasa në nivele shumë më të ulëta sesa tani.

Këtë ide e mbështeti edhe CEO i Moderna-s, Stephane Bancel, gjatë një diskutimi në Konferencën e Shëndetësisë “JPMorgan”. “Do të na duhet të jetojmë me këtë virus, mendoj, përgjithmonë”, citohet të ketë thënë ai nga CNBC.

Vaksina e Moderna-s është miratuar për përdorim në SHBA, te personat mbi 18 vjeç, dhe në vendet e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

CEO i Moderna-s, Stephane Bancel

A2 CNN Livestream

Latest Videos