Çështja Berisha, Kadilli: PD duhet të ketë një qëndrim të qartë, e ardhmja nuk duhet të jetë “non grata”

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 09:45 | Politikë
Çështja Berisha, Kadilli: PD duhet të ketë një

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili, deklaron se PD-ja duhet të marrë një vendim historik dhe të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish-kreun e saj Sali Berisha, të shpallur non grata nga Amerika.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kadilli shprehet se nuk mund të presim vendime surprizë për një çështje që lidhet me të ardhmen e PD-së.

“E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”.

PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.

Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbajë lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.

Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish-kryetarin "non grata". Kjo është detyrë e Kryesis dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.

Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos